Flash News

KRYESORE

Hetimet për skafin e Saimir Tahirit, shkarkohet në fshehtësi shefi i kapitenerisë së Vlorës

Hetimet për skafin e Saimir Tahirit, shkarkohet në fshehtësi

Prokuroria e Krimeve të Rënda zbarkoi pak ditë më parë në Portin e Vlorës duke marrë disa dosje që kishin të bënin kryesisht me lëvizjet e skafit të Saimir Tahirit.

Burime për ‘’Fax News” bëjnë me dije se në të njëjtën ditë është shkarkuar pa shumë zhurmë dhe shefi i kapitenerisë së portit, Vladimir Alikaj.

Në lidhje me shkarkimin e tij nuk ka pasur asnjë njoftim për mediat, po më shumë gjasa kjo lëvizje lidhet dhe me vizitën e prokurorisë së krimeve të rënda në Portin e qytetit bregdetar.

Ajo që është e sigurt është se këto lëvizje janë të të njëjtës periudhe kohore.

 

Të fundit