Flash News

KRYESORE

Hetimet për Tiranë-Elbasan, a e mori në mbrojtje Rama kreun e ri të ARRSH-së?

Hetimet për Tiranë-Elbasan, a e mori në mbrojtje Rama kreun e ri

Kryeministri Edi Rama ka firmos emërimin e Afrim Qendros në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në fakt, Qendro e ka mbajtur këtë post që prej shtatorit të vitit të kaluar por ishte i komanduar ndërkohë që tashmë ka marrë zyrtarisht detyrën.

Emërimi i Afrim Qendros në këtë post vjen në një kohë, kur dy paraardhësit e tij, Andi Toma dhe Dashamir Xhika, prej javësh ndodhen në burg me akuzën e abuzimeve. Edhe vetë Afrim Qendro, është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku ka dhënë dëshminë e tij pasi në kohën kur ARRSH drejtohej nga Xhika ai mbante postin e nëndrejtorit.

Por në një kohë kur hetimet ndaj ish-drejtuesve të ARRSH-së po vijojë ende, Rama firmos emërimin e Afrim Qendros. Pikërisht ky vendim ka ngritur dyshime pasi më tepër sesa emërimi i një drejtori, i cili ishte në detyrë, mund të jetë një shenjë që kreu i qeverisë po i jep prokurorisë nëse kjo e fundit po planifikon të zgjerojë hetimet sa i takon abuzimeve me rrugën Tiranë-Elbasan.

 

Të fundit