Flash News

KRYESORE

Hetimi i OJQ amerikane për lidhjet USAID-Soros: 9 milion USD që sistemi i drejtësisë në Shqipëri të vihej nën kontrollin e plotë të Qeverisë socialiste

Hetimi i OJQ amerikane për lidhjet USAID-Soros: 9 milion USD që

“Judicial Watch”, ka publikuar të dhëna që dëshmojnë se administrata Obama ka përdorur fonde të taksapaguesve të SHBA-ve për të mbështetur përpjekjet e grupit Soros për t'i dhënë qeverisë socialiste shqiptare 'kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor’.

Të dhënat gjithashtu detajojnë se si organizata e Soros ndihmoi Departamentin e Shtetit të shqyrtonte aplikimet për grante nga grupe të tjera (grante që vinin nga paratë e taksapaguesve amerikanë).

Të dhënat u gjetën në një padi të 26 majit 2017, për Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID);  pasi të dyja, Departamenti i Shtetit dhe USAID nuk arritën t’i përgjigjen më 31 mars 2017  kërkesave të FOIA.

Dokumentet dëshmojnë se fondet e USAID-it u kaluan përmes projektit të Shoqërisë Civile të Agjencisë për të mbështetur fondacionet e krahut të majtë të Soros në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet e operacionit Soros për t'i dhënë qeverisë socialiste kontroll më të madh të gjyqësorit.

USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën "Drejtësia për të gjithë", e cila mbikëqyret nga "East West Management Institute" i Sorosit.

Në mars të vitit 2017, një grup prej gjashtë senatorësh amerikanë të udhëhequr nga senatori Mike Lee (R-UT) i dërgoi një letër sekretarit të shtetit të atëhershëm Rex Tillerson duke kërkuar që të hetojë akuzat se ‘qeveria amerikane po përdorte fonde të taksapaguesve për të ndihmuar Sorosin në Shqipëri’.

Në letër shkruhej,  se "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros” dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, kanë krijuar Dokumentin Strategjik që bie në kundërshtim me Reformën Gjyqësore shqiptare.

Disa liderë besojnë se këto 'reforma' kanë për qëllim t'i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi gjyqësorin.

Në parlamentin shqiptar, liderët e opozitës e kanë quajtur Strategjinë "një reformë e sponsorizuar nga Soros".

Të dhënat e reja të publikuara nga ‘Watch Judicial’ përfshijnë një memorandum të vitit 2016-të nga Ambasada Amerikane në Tiranë që zbulon se ambasada "sponsorizoi" një sondazh së bashku me "Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë" të Soros,  për të matur "njohuritë, mbështetjen dhe pritjet e qytetarëve shqiptarë për reformën në drejtësi".  Sondazhi i grupit Soros raportoi se "91% e të anketuarve ose 'mbështesin plotësisht' ose 'disi e mbështesin' nevojën për reforma gjyqësore. Sondazhi nuk specifikon llojin e reformës që grupi Soros po kërkonte.

Gjithashtu, të dhënat e datës 2017 tregojnë se Departamenti i Shtetit përdorte fonde të tatimpaguesve për të bashkëfinancuar një sondazh të dytë me “Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” të Soros mbi reformat gjyqësore që në thelb do të ngurtësonin kontrollin e majtë të qeverisë shqiptare.

Raporti vë në dukje se Seksioni i Marrëdhënieve Publike i Ambasadës së SHBA-së dhe ‘Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë’ të Soros, i siguruan fonde një organizate lokale për të kryer një sondazh të opinionit publik mbi qëndrimet ndaj Reformës Gjyqësore".

Të dhënat gjithashtu tregojnë se Departamenti i Shtetit i dha organizatës Soros të dhëna të drejtpërdrejta për rishikimet e veta të financimit të programeve në Shqipëri.

“Judicial Watch” shkruan se Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë. Lu është përshkruar në shtypin e SHBA si "një forcë shtytëse prapa reformave gjyqësore të Shqipërisë".

"Administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë dollarë amerikanë të taksapaguesve në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mbështetjen e miliarderit të krahut të majtë George Soros për një qeveri socialiste në Shqipëri. Departamenti i Shtetit lejoi operacionin Soros të  përdorte fondet e taksapaguesve të drejtpërdrejtë në grupe të tjera", tha presidenti i gjyqësorit Tom Fitton.

Për raste të ngjashme, “Judicial Watch” kërkon informacion në lidhje me aktivitetet e Soros në Maqedoni, Rumani dhe Kolumbi.

Linku origjinal këtu

Të fundit