Flash News

KRYESORE

Hetimi ndaj Adriatik Llallës, gazetarja: Sa vite burg rrezikon ish-Prokurori i Përgjithshëm

Hetimi ndaj Adriatik Llallës, gazetarja: Sa vite burg rrezikon

Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth hetimit të nisur ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Hetimi po kryhet nga drejtuesja e prokurorisë së Durrësit dhe nuk dihet, u shpreh Lala nëse do kemi një hetim në gjendje të lirë, sekuestrim pasurie a ndonjë masë tjetër ndaj ish-kryeprokurorit.

“Nga praktika, prokuroritë kanë operuar me masë sigurie në mungesë për të mos i lënë mundësinë e daljes jashtë shtetit personit në fjalë. Nuk mund ta them definitivsht. Ai rrezikon deri në 7 vite për këtë vepër penale, por nëse faktohen akuza të tjera atëherë dënimi rritet”, u shpreh Lala në emisionin ‘Studio e Hapur’.

Të fundit