All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Hetimi ndaj kreut të Kadastrës së Durrësit, Braçe: Prokurori Ndoja e nisi gjithçka nga kallëzimi i një qytetari anonim

Hetimi ndaj kreut të Kadastrës së Durrësit, Braçe:
All - Paragraf - 1

Në një konferencë për mediat zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zbuluar se nga se nisën hetimet për kreun e Kadastrës në Durrës, Liridon Pulaj.

All - Paragraf - 3

Sipas Braçes, prokurori Arjan Ndoji i ka filluar hetimet nisur nga kallëzimi i një personi anonim, i cili nuk e përmend fare drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Zëvendëskryeministri tha se është detyra e tij t’i dëgjojë të dyja palët, si akuzën ashtu edhe mbrojtjen.

"Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyrë e imja të dëgjoj akuzën. mbrojtjen në një proces që duhet të jetë i hapur transparent dhe i mbështetur në prova. Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është fare ajo që ka servirur me gazetarët e tij prokurori, dhe që kanë raportuar në mirëbesim të një prokurori disa media. Nuk ka lidhje fare me çështjen e ish-drejtorit të hershëm të ALUIZNI-t që është në arrati sot, nuk ka të bëje më grabitje dhe tjetërsim pronash”, tha Braçe.

Ai deklaroi se Kompania Lura sh.p.k ka ndërtuar me leje dhe kontratat e saj kanë qenë legale, e se nuk ka lidhje me grabitje tokash në Gjirin e Lalzit, apo legalizime objektesh. Sipas tij, kallëzimi është bërë nga një njeri anonim që i është drejtuar specifikisht këtij prokurori.

“Kompania Lura sh.p.k ka ndërtuar me çdo leje të mundshme me marrëveshje dhe kontrata legale, kompleksin Lura 3. Ka aplikuar për të marrë sipas ligjit çdo leje, dhe i është shërbyer sipas ligjit sipas lejeve të marra më herët. Nuk ka lidhje as me grabitje tokash e pronash në Gjirin e Lalzit as me legalizime objektesh që nuk janë ndërtuar kurrë më parë. As investitori, as ndërtuesi as pronarët e truallit nuk kanë kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrat e shtetit. Asnjëri prej tyre nuk i është shkaktuar ndonjë dëm qoftë fizik, qoftë monetar. Kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar ai? Ka kallëzuar një njeri anonim, pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori”, deklaroi zëvendëskryeministri.

Ndër të tjera ai shtoi se prokuroria e ka mashtruar dje gjykatën në lidhje me kontratat e sipërmarrjes.

“Prokurori mashtroi dje gjykatën ky si pikënisje të hetimit bëri policinë e Durrësit, edhe kur tha se kontratat e sipërmarrjes mes investitorit dhe pronarit të truallit janë me përqindje duke synuar të mbështesë akuzën për tjetërsim të pasurisë. Kontratat në të vërtetë janë të administruara në ASHK dhe janë individualizuar me pronar për çdo objekt. Bëhet fjalë për apartamente me metra katror individualizuar”, tha Braçe.

Të fundit