Flash News

KRYESORE

Hetimi për 306 milion euro konçesione: Prokuroria mbyll dosjen “Beqaj”

Hetimi për 306 milion euro konçesione: Prokuroria mbyll dosjen

Njësia task forcë pushoi hetimet për dosjen “Beqaj” pas një viti nën hetim, në të cilën u verifikuan tre konçesione në fushën e shëndetësisë. Sipas prokurorit Endrit Bimi nuk u gjetën elemente të veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Pas pyetjes së dhjetëra zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe dokumenteve të sekuestruara për këtë qellim nga ky dikaster, Prokurori u përgjigj se nuk janë kryer veprime të dyshimta përgjatë dhënies me konçesion të: 

kontrollit mjekësor me vlerë 120 milionë euro;

në konçesionin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë;

në konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirugjikale me vlerë 100 milionë dollarë.

Të fundit