Flash News

KRYESORE

Hetimi për Kajmakun/ Prokuroria i kërkon PD të gjitha materialet që ka për kryebashkiakun e Vorës

Hetimi për Kajmakun/ Prokuroria i kërkon PD të gjitha materialet

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar zyrtarisht Partisë Demokratike t’i dorëzojë të gjitha materialet që ka në disponim për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.

Kërkesa ka ardhur nga Njësia e Dekriminalizimit të organit të akuzës, e cila ka pranuar të nisë hetimet për akuzën e ngritur nga PD-ja ndaj Kajmakut.

Gjithashtu, prokuroria i ka kërkuar kryebashkiakut të Vorës të japë shenjat e gishtërinjve për të kryer verifikimin e të dhënave. Por, sipas kësaj Njësie, Kajmaku ende nuk i ka dorëzuar gjurmët e gishtave.

Ndërkohë, kreu i PD-së Lulzim Basha ka kuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryeprokuroren Arta Marku, se po mbrojnë Kajmakun me heshtjen e tyre.

PD e akuzon kryebashkiakun e Vorës se ai ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash dhe se për t’i shpëtuar drejtësisë ndërroi identitet në Jorgo Toto.

Gjithashtu, partia më e madhe opozitare pretendon se Kajmaku ka falsifikuar dhe formularin e dekriminalizimit duke mos paraqitur të dhënat për dënimin e tij në Greqi.

Të fundit