Flash News

KRYESORE

Hetimi i ri i Prokurorisë, si mund të arrihet në zbulimin e fshehjes së pasurisë së Tahirit

Hetimi i ri i Prokurorisë, si mund të arrihet në zbulimin e

Partia Demokratike është bindur se ka një tjetër mënyrë se si mund të arrihet në zbulimin e fshehjes së pasurisë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha sot nga selia blu se nisja e hetimit për shoferin e Tahirit, Gentian Ceka, mund të çojë pikërisht te zbulimi i pasurisë së vërtet të deputetit socialist. Për demokratët, kjo pasuri që Tahiri fsheh është vënë nëpërmjet trafikut ndërkombëtar të drogës.

“Partia Demokratike nuk ka patur dyshim, që prej fillimit, se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Ne dyshojmë se këtë qëllim ka patur edhe udhëtimi i tij i mistershëm në Gjermani. Faktet e publikuara në media, provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani. Partia Demokratike është  e bindur se edhe nisja e hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pasurinë e shoferit të Saimir Tahirit do të zbulojë fshehjen e pasurisë së ministrit të Edi Ramës të vënë nga trafiku ndërkombëtar i drogës”, tha Alibeaj.

Ditën e djeshme u raportua se Prokuroria ka nisur hetim pasuror ndaj Gentian Cekës, asetet pasurore dhe llogaritë bankare e të cilit do të kalojnë në filtrin e prokurorëve.

PD publikon dokumentat: KURUM nuk mund t’i merrte 863 mijë eurot, janë të Saimir Tahirit

Të dhënat e sistemit TIMS, Saimir Tahiri jo në Gjermani për babain, Bashkimi ndodhej në Shqipëri

Të fundit