Flash News

KRYESORE

Hetoi Tahirin, Elisabeta Imeraj emërohet në krye të Prokurorisë së Tiranës

Hetoi Tahirin, Elisabeta Imeraj emërohet në krye të

Dritan Rreshka, i emëruar nga Arta Marku në krye të Prokurorisë së Tiranës u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk e kaloi dot vettingun.

Një ditë pas shkarkimit të tij, duket se është gjetur edhe zëvendësuesi. Mësohet se Elisabeta Imeraj është emëruar drejtuese e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Imeraj është prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo ishte një prej tre prokurorëve që hetoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gjithashtu Imeraj njihet si prokurorja që hetoi me çështjen e imamëve për terrorizëm, si dhe çështjen Shullazi.

Mësohet se Genc Qana ishte zgjedhja e parë e Arta Markut për të qenë në krye të Prokurorisë së Tiranës por Qana nuk e ka pranuar këtë propozim.

Të fundit