Flash News

KRYESORE

Hetoi vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, prokurori del para vettingut

Hetoi vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e

Prokurori i Prokurorisë së Përgjitshme, Ramadan Troci do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit [KPK], perballe trupes gjykuese, e cila perbehet nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Suela Zhegu.

Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë depozituar tre raporte për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të prokurorit Troci. Raportet janë dorëzuar respektivisht nga Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Prokurori Ramadan Troci është i njohur për arrestimet që ka kryer. Ai ka firmosur për arrestimin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani pas skandalit për vjedhjen e 713 milionë Lekëve, si dhe për ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Fullani dhe Gjika u liruan më pas nga Gjykata.

Të fundit