Flash News

KRYESORE

Hezitimi i Metës dhe kokëfortësia e Ramës; a do kemi sërish ministri vetëm me zëvendësministra

Hezitimi i Metës dhe kokëfortësia e Ramës; a do kemi

Nëse procedurat do të ecin normalisht, ministrat e rinj e propozuar nga Edi Rama do të nisin punë zyrtarisht më 21 janar. Pas dekretit të Presidentit, emrat do të shkojnë në Kuvend, dhe pas votimit të tyre, ministrat do të paraqiten në Presidencës për të bërë betimin, si hallka e fundit e zyrtarizimit në detyrë.

Por shenjat tregojnë se jo të gjithë ministrat e rinj do të marrin detyrën në një ditë. Procedura duket se ka ngecur tek ndryshimi i drejtuesit të ministrisë së Jashtme.

Kreu i shtetit nuk firmosi lirimin nga detyra të Ditmir Bushatit, akt të cilin e bëri për të gjithë ministrat e tjerë të shkarkuar nga Rama. Por më tepër sesa shkarkimi i Bushatit, procedura me gjasë do të marrë kohë tek emërimi i Gent Cakajt. Në media është aluduar se Meta heziton të hedh firmën ndaj këtij propozimi dhe pritet që ashtu sikundër në rastin e Sandër Lleshajt, edhe për 28-vjeçarin e propozuar për ministër, kreu i shtetit të nis një proces “vettingu”.

Por nga ana tjetër duket se Rama nuk ka për t’u tërheq nga propozimi i tij për ministër të Jashtëm. Dhe në rast se në raundin e parë, Cakaj nuk e merr firmën e kreut të shtetit, nuk përjashtohet mundësia që nga ana e kryeministrisë të ndiqet praktika e Sandër Lleshajt, duke e mbajtur në detyrë si zëvendësministër por me kompetenca ministri.

Të fundit