Flash News

KRYESORE

Hezitimi i Metës për t’i dhënë Bushatit autorizimin, historiani: Është informuar nga ish-zv/drejtori i SHISH; në grupin shqiptar ka persona që mbrojnë interesat e Greqisë

Hezitimi i Metës për t’i dhënë Bushatit autorizimin,

Vendimi i presidentit Ilir Meta për të mos i dhënë autorizimin ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për negociatat me Greqinë, sipas historianit Arben Llalla, lidhet me faktin se në grupin e punës së palës shqiptare ka njerëz që mbrojnë interesat e Athinës.

Llalla përmend këtu shefin e kabinetit të Bushatit, Pirro Vengun, të cilit pak vite më parë kur kishte post drejtues në Ministrinë e Shqipërisë i erdhi thirrja për ushtar nga Greqia, si dhe zv/ministren e Jashtme me origjinë greke, Artemis Dralon.

Por sipas Llallës, ka dyshime se edhe vetë Ditmir Bushati është rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës greke kur ishte student në atë shtet, ndërsa thekson se Meta ka marrë informacione nga ish-zv/drejtori i SHISH për rrjedhje informacioni nga grupi negociues shqiptar.

Këto janë tre pikat në letrën e Ilir Metës që Ditmir Bushati duhet të përmbushë për të marrë plotfuqinë për negociatat me Greqinë

Reagimi:

Përse heziton Meta të autorizojë Bushatin për bisedimet me Greqinë? Në grupin e punës së Dhimitër-Ditmir Bushatit ka njerëz me kombësi greke të cilët mbrojnë interesat e Greqisë dhe jo të Shqipërisë ku edhe paguhen si shefi i kabinetit të tij, Pirro Vengu me kombësi greke, shtetas i Greqisë, vetë Bushati e ka gruan vlleho-greke prandaj edhe emrin e vajzës e ka vënë greke, (këtë e ka deklaruar vetë për mediet). Ka dyshime se Bushati është përpunuar nga sigurimi i Greqisë kur ka qenë student. Sabit Brojka e ka akuzuar Bushatin për këtë çështje. Zv/ministrja e Ditmir Bushatit është greke, Artemis Dralos. Një ish-funksionar i lartë i SHISH, i cili për 13 vite ka qenë numri 2, e ka paralajmëruar presidentin Ilir Meta për disa rrjedhje informacioni në grupin e Bushatit. Kështu, Ilir Meta ka qenë i rezervuar për të autorizuar Dhimitër-Ditmir Bushatin për çeljen e bisedimeve me Greqinë, ku Edi Rama për interesat e veta personale ka shitur detin, varrezat e ushtarëve dhe emrin Çam e Çamëri.

Të fundit