Flash News

KRYESORE

Hidhet nga kati i katërt i "Shefqet Ndroqi" i infektuari me Covid dhe gjen vdekjen

Hidhet nga kati i katërt i  "Shefqet Ndroqi" i infektuari me

Është hedhur nga kati i katër i "Shefqet Ndroqi", ose ndryshe spitali COVID2, një pacient i infektuar me COVID-19, duke ndërruar jetë në vend.

Mësohet se viktima është shtetasi H.M. 65-vjeçe. Ai kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ishte shtruar dy ditë  më parë në gjendje të rëndë shëndetësore. Shkak dyshohet të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet që çuan të moshuarin të ndërmarrë këtë akt.

Ky është rasti i dytë brenda pak javësh në vendin tonë, pasi edhe më 13 gusht, një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali duke ndërruar jetë.

Të fundit