Flash News

KRYESORE

Hidhet nga kati i tretë i spitalit të Vlorës, u ikën mjekëve nga duart

Hidhet nga kati i tretë i spitalit të Vlorës, u ikën

Një burrë ka humbur jetën, pasi është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit psikiatrik të Vlorës.

Ngjarja konfirmohet nga policia lokale, e cila sqaron se bëhet fjalë për një 50-vjeçar, i cili vuante nga problemet mendore.

“Më datë 13.08.2018, shërbimet e Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasin me probleme mendore M.K., 50 vjeç, i cili ka mundur tu largohet shërbimeve dhe është hedhur nga kati 3 i spitalit, duke ndërruar jetë në çast.

Grupi hetimor ka nisur punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për rastin në fjalë”, sqaron policia.

Të fundit