Flash News

KRYESORE

Hidhet shorti i Europa League, Kukësi, Teuta dhe Laçi mësojnë kundërshtarët

Hidhet shorti i Europa League, Kukësi, Teuta dhe Laçi

Sot është hedhur shorti i raundit paraeliminator për përballjet e UEFA Europa League, ku ekipet shqiptare, Kukësi, Teuta dhe Laçi, kanë mësuar rivalët e tyre në turin e parë kualifikues.

Goglat vendosën që Kukësi i Skënder Gegës të përballet me Slavia e Sofjes, një skuadër e njohur bullgare. Verilindorët do të luajnë si pritës, sfidë e cila do të zhvillohet më 27 gusht në stadiumin “Air Albania”.

Ndërkohë, Teuta, fituese e Kupës së Shqipërisë, do të përballet me izraelitet e Beitar Jerusalem, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” më 27 gusht.

Kurse ekipi i Laçit do të përballet në transfertë me skuadrën Kesla nga Azerbajxhani.

Të fundit