Flash News

KRYESORE

Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, dy "El Clasico" brenda 4 ditëve

Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, dy "El Clasico" brenda 4

Shorti i Kupës së Mbretit ka rezervuar për tifozët emocione të forta pasi gjatë këtij kompeticione do të ketë 3 përballje mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Ajo çfarë është më interesante, është fakti se dy "El Clasico" do të luhen brenda 4 ditëve.

Barcelona dhe Reai i Madridit do ta shohin veten si kundërshtar të njëri-tjetrit në gjysmëfinale, ndërsa Valencia do të përballet me Real Betisin në ndeshjen tjetër gjysmëfinale.

E para nga dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet më 6 shkurt në Camp Nou në orën 21:30.

Ndërkohë, dy "El Clasico-t" e tjera do të zhvillohen në stadiumin Santiago Bernabeu, brenda katër ditëve, përkatësisht më 27 shkurt  dhe 2 mars.

Ndeshja e 2 marsit është e vlefshme për kampionatin spanjoll dhe do të zhvillohet në orën 20:45.

Të fundit