Flash News

KRYESORE

Hidrocentral në kanionin e Holtës, kreu i PS: Kam marrë garanci se leja do anulohet

Hidrocentral në kanionin e Holtës, kreu i PS: Kam marrë garanci

Në kohën kur po bëhen përgatitjet për një tjetër protestë nga banorë të Gramshit dhe aktivistë, kreu i PS në këtë zonë ka sqaruar se leja për ndërtimin e një HEC-i në kanionin e Holtës do të anulohet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Klodian Taçe shkruan: “Lajmi më i mirë që mund të merrnim në këto momente , kemi marrë garanci totale nga drejtuesi ynë politik Taulant Balla që leja në HEC Holtë do anulohet”.

Kujtojmë se publikimi i dokumenteve se në këtë atraksion turistik do të ndërtohet një hidrocentral ka shkaktuar mjaft reagime.

Pas firmës së kryeministrit Edi Rama, shoqëria ‘Era Hydro shpk”, me administrator Nertil Gjata vendosi disa mjete dhe ka nisur betonizimin e grykëderdhjes së kanionit, i cili është një prej atraksioneve turistike më të vizituara në vend.

Të fundit