Flash News

KRYESORE

Hidrocentrali mbi kanionin e Holtës, fotografi i njohur: Fshihet nga harta e turizmit destinacioni më i vizituar në vend

Hidrocentrali mbi kanionin e Holtës, fotografi i njohur: Fshihet nga harta
Fotografi i njohur i natyrës, Fation Plaku ka kundërshtuar vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin e një hidrocentrali mbi kanionin e Holtës. Plaku shprehet se tani më destinacioni numër një për turistët do të fshihet nga harta e turizmit. “Fshihet nga harta e Turizmit destinacioni nr 1 Kanioni Holtes ne Gramsh & Elbasan. Na rrofshin shifrat e milionave turisteve qe vizitojne vendin”, shkruan ai në ‘Instagram. Leja e ndërtimit për ngritjen e një hidrocentrali në këtë zonë turistike i është dhënë shoqërisë ‘Era Hydro shpk”, me administrator Nertil Gjata, e cila është themeluar në Nëntor të 2016-ës, dhe pa ndonjë eksperiencë në këtë fushë.

Të fundit