Flash News

KRYESORE

Higuain makth i Interit, Juventusi vijon të jetë padroni i Serisë A

Higuain makth i Interit, Juventusi vijon të jetë padroni i Serisë

Derbi i Italisë, Inter-Juventus, mbyllet me fitoren 1-2 të kampionëve të Serisë A. Zikaltrit bënë një ndeshje të madhe në shtëpi këtë të diel, por në fund bardhezinjtë treguan edhe një herë klasin dhe këmbënguljen e tyre, duke marrë 3 pikë super të vlefshme dhe njëkohësisht kreun e klasifikimit.

Në fillim shënoi Paulo Dybala, madje pas 4 minutash lojë, por Interi u përgjigj relativisht shpejt me golin e shënuar me penallti nga Lautaro Martinez. Pas një prekjeje të topit me dorë në zonë nga De Ligt, në dyluftim me argjentinasin, zikaltrit fituan penalltinë që i dha barazimin e përkohshëm.

Në pjesën e dytë goli i fitores u shënua nga Gonzalo Higuain me një aksion mjaft të bukur të Juventusit, i cili tregoi edhe një herë se vazhdon të jetë skuadra për t'u mundur në Itali.

Interi duhet të bëjë ende disa gjëra më shumë dhe të jetë më cinik për të parakaluar "Zonjën e Vjetër.

Të fundit