Flash News

KRYESORE

Higuain shënon me Chelsea-n, Salvini: Mercenarët nuk më pëlqejnë as në politikë as në sport

Higuain shënon me Chelsea-n, Salvini: Mercenarët nuk më

Zëvendës kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i cili njihet si tifoz "i çmendur" i Milanit, ka folur për përballjen e kuqezinjve me Napolin, ndeshje e cila u mbyll në barazim pa gola.

Veç të tjerash, Salvini ka komentuar edhe largimin e Higuain, për të cilin u shpreh se u soll në mënyrë të padenjë duke e quajtur mercenar dhe se largimi i tij ishte vendimi i duhur nga ana e "Djallit".

Ndërkohë, ai i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit polak Piatek, i cili ishte blerja e re e Milanit në merkaton e dimrit.

“Bëmë mirë që e lamë të largohej Higuainin. U soll në mënyrë të padenjë dhe shpresoj të mos duket më në Milano. Mercenarët nuk më pëlqejnë as në politikë dhe as në sport.Tani kemi marrë Piatek, i cili do të bëjë shumë mirë dhe mbi të gjitha është komunitar”, tha Salvini.

Ndërkohë, Gonzalo Higuian debutoi me Çelsin në ndeshjen e Kupës së Federatës në Angli kundër Shefild Uensdei.

Të fundit