Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hija që na rëndon: Vështrim kritik mbi vazhdimësinë e komunizmit dhe 'kryengritjen e papërfunduar' në Shqipëri
Pjesa I (nga V): mbi teorinë e kryengritjeve dhe pyetjeve të duhura
nga Andi Mustafaj
Një tranzicion i pambarimtë ka prekur vendin tonë. Krizë mbas krize, konflikt mbas konflikti, skandal mbas skandali, njëlloj si Sizifi mitologjik, shoqëria jonë vëren me një pafuqi përvëluese dëmet. A po ngrihen pyetjet e duhura në mënyrën e duhur për të gjetur shkakun e thellë që ka sjellë pasojat e situatës politike dhe shoqërore në Shqipëri? Kjo problematikë filozofike, e ndarë në dy pjesë si faqet e së njëjtës monedhë, mbart në vetvete një peshë të madhe në rrjedhën e trazuar të rrugëtimit politik të vendit tonë.
Jam munduar prej kohesh ta përkthej këtë ide në analizën e jetës politike shqiptare. Kam vërejtur me vëmendje politikanë, gazetarë, analistë, ekspertë, intelektualë të cilët shpalosin në mënyrë të vazhdueshme diagnostikun e tyre mbi të metat e sistemit tonë apo vuajtjet e popullsisë shqiptare. Në gjykimin tim, ky diagnostik është po aq i plotë përsa i përket pasojave që prekin sistemin tonë politik dhe administrativ (korrupsioni, kriminaliteti, klientelizmi, paaftësia), sa i pjesshëm përsa i përket shkaqeve që i kanë sjellë.
Shkakun, ne kemi tendencë ta kufizojmë te njerëzit. Në vend që të bëjmë pyetjen e thellë “përse kemi arritur në këtë pikë degradimi të shtetit dhe shoqërisë sonë", pyesim "për faj të kujt?". Ky "kujt" është doemos njeri.
Në një sistem politik dhe administrativ, njerëzit individualisht (politikanët, militantët, qytetarët etj,.) apo si grupe (partitë politike, media, organizatat jo qeveritare etj.) nuk janë gjë tjetër veçse mjetet që përçojnë, që ndërlidhin shkakun e vërtetë me pasojat e shkaktuara prej tij. Megjithatë është më e lehtë për shoqërinë, e cila gjendet në hallkën e fundit të zinxhirit, të kërkoj një fajtor të dukshëm, të prekshëm.
Ajo mendon se mbi këtë fajtor mund të veprojë në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund ta ndëshkojë duke e rrëzuar nga pushteti apo duke e futur në burg, në të kundërt nga teoritë apo mendimet filozofike të cilat, edhe pse mbartin në të vërtetë shkakun, duken diçka abstrakte dhe e paprekshme. Njehsimi i shkakut me mjetin përçues ka si pasojë një efekt deri diku qetësues për shoqërinë.
Sado më qetësues të jetë ky fakt për shoqërinë, nuk e bën me të vërtetë atë. Sjellja e njerëzve, cilado qoftë ajo, nuk ka ekzistencë të pavarur dhe nuk mund të kuptohet kurrherë jashtë historisë dhe sistemit politik e shoqëror në të cilin vepron. Në disa rrethana të veçanta dhe të rralla, mjeti përçues mund të përbëjë një pjesë të shkakut. Ky është për shembull rasti i njerëzve të jashtëzakonshëm, të cilët kanë arritur nëpërmjet lidershipit të tyre të ndryshojnë sado pak rrjedhën e historisë. Fatkeqësisht, historia moderne nuk na ka sjellë një “De Gaulle” shqiptar dhe në mënyrë të gjerë, liderët tanë i janë përshtatur kohës së tyre, por nuk e kanë përdredhur atë.
Si pasojë, vetëm te kuptimi i plotë i historisë mund të gjendet shkaku i vërtetë, i cili, nëpërmjet mjetit përçues (njerëzit) shkakton pasoja pozitive apo negative në një sistem shoqëror.
Duke moskuptuar këtë element thelbesor, që njerëzit nuk janë shkaku, por vetëm mjeti përçues, ne dënojmë veten që të jetojmë brenda një rrethi të mbyllur ku “gjarpri kafshon bishtin e vet” në mënyrë të përhershme.
Nuk mjafton që të rrëzohet Edi Rama që sistemi shqiptar të përmirësohet menjëherë. Në të kundërt nga çka megalomania e tij na ka mësuar, Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një simptomë e një sëmundjeje shumë herë më të madhe që na ka prekur. Nëse Opozita nuk i bën pyetjet e duhura vetes, ajo vetëm do luftojë simptoma duke mos shëruar kurrë sëmundjen dhe në mënyrë të sigurt do ripërtërijë gabimet e paraardhësve të saj, sepse do gjendet nën trysninë e forcave të jashtme që nuk i kupton.
E vetmja zgjidhje gjendet te brezi i ri, si një shans që ripërtërihet në mënyrë ciklike për një shoqëri. Kur një brez i ri arrin në maturitet dhe në hyrjen aktive të jetës shoqërore ai është akoma një element neutral. Një element, i cili gjendet i baraslarguar nga trysnia e historisë së prindërve të tij dhe aspiratave për të krijuar identitetin dhe historinë e vet. Që ky brez të marrë këtë rrugë të fundit, ai duhet t’i bëjë pyetjet e duhura vetes. Pse jemi në këtë gjendje?
Ky rrugëtim kërkon në radhë të parë që të mos kërkohen fajtorë apo të bëhet gjueti shtrigash. Është e mundshme që arsyet që na kanë sjellë këtu sot nuk lidhen me faj apo me dashakeqësi, por mund të jenë fryti i veprimeve zinxhir, shpesh të pakuptuara të historisë sonë.
Ky rrugëtim kërkon në radhë të dytë një modesti të madhe; brezi i ri nuk duhet të vuajë nga “kompleksi i Mesisë” (kompleksi i njerëzve që u duket sikur do shpëtojnë vendin). Nuk duhet të ketë si synim “shpëtimin” e shoqërisë, por të vendosë gurin e vet në forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë për të rritur në fund mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
Ky rrugëtim kërkon në radhë të tretë një vendosmëri të madhe për shkak se sistemi i tanishëm, mbështetur nga njerëz që tashmë nuk njohin gjë tjetër, nuk do dorëzohet lehtë.
Sot e kësaj dite, i vetmi element akoma i paditur në vendin tonë është pozicionimi që do ketë brezi i ri. Nëse ky i fundit nuk i bën pyetjet e duhura vetes dhe nuk plotëson kushtet e mësipërme, ajo do shndërrohet në faktor ushqyes të sistemit duke zënë vendin e tij si një hallkë më tepër midis shkakut dhe pasojave. Nëse ai i bën pyetjet e duhura vetes dhe tregon modesti e vendosmëri, ekziston mundësia që ai të shndërrohet në faktorin ndryshues që do këpusë zinxhirin.
Në mbështetje të kësaj dëshire do mundohem të zhvilloj një tezë mbi shkakun e thellë që ka sjellë pasojat që ne njohim të gjithë sot në sistemin tonë politik e shoqëror.
vijon...

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38