Flash News

KRYESORE

“Hije korrupsioni”, PD pyet publikisht ministren Balluku për koncesionin Thumanë-Kashar

“Hije korrupsioni”, PD pyet publikisht ministren Balluku për

Departamenti Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike ka ngritur 3 pyetje publike për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku lidhur me koncensionin e aksit Thumanë-Kashar-Lekaj.

Sipas këtij departamenti, koncesioni ishte korruptiv dhe Partia Demokratike dokumentoi sesi ishte dyfishuar vlera reale e ndërtimit të rrugës dhe ishte zgjedhur drejtpërdrejtë oligarku, mik i Kryeministrit.

 “Qeveria ka anuluar kontratën koncesionare me PPP për ndërtimin e segmentit Thumanë - Kashar – Lekaj.

Anulimi i një koncesioni korruptiv është një lajm i mirë për qytetarët. Mirëpo, nuk mund të jetë lajm i mirë, nëse anulimi nuk është bërë për të luftuar aktin e parë korruptiv, por për qëllime të tjera më madhore korruptive.

Ministria e Infrastrukturës pritet që shumë shpejtë të hapë “garë” për ndërtim me koncesion të tipit BOT, për këtë aks rrugorë, që nënkupton ndërtimin e rrugës nga kapitali privat, dhe më pas kompania përfiton fondet nga taksimi i aksit për një periudhë së paku 30 vjeçare”, thuhet në deklaratën e departamentit anti-korrupsion në PD, bashkangjitur me një shkrim të revistës Monitor mbi këtë çështje.

Pyetjet që i drejtojnë Ministrisë së Infrastrukturës janë:

1.   A është paracaktuar si fituese e kësaj procedure fiktive kompania “TERNA” dhe a ka kontakte personale Ministrja Belinda Balluku me këtë kompani?

2.   A është urdhëruar Komisioni që të hartojë kriteret dhe dokumentat e tenderit, duke ja përshtatur ato klientit të paracaktuar dhe me të cilin ka arritur pazarin e rradhës?

3.   A janë duke u hartuar propozimi teknik dhe financiar, si dhe kriteret e tenderit, sipas kushteve që i plotëson vetëm një kompani, duke eleminuar në këtë mënyrë konkurencën e lirë, që është parakusht ligjor për çdo prokurim publik?

Të fundit