Flash News

KRYESORE

Hije trukimi në futbollin kosovar, tifozët nxjerrin nga fusha ekipin e tyre: Dilni jashtë, e shitët!

Pas Shqipërise, duket se trukimi i ndeshjeve ka mbërritur edhe në futbollin kosovar. Tifozët e ekipit të Llapit kanë nxjerrë nga fusha ekipin e tyre, pasi po humisnin me rezultatin 3-1.

Disa biseda komprometuese para ndeshjes të zbuluara nga mediat mes trajneri të Dritës Bekim Isufit dhe drejtorit sportiv, Fisnik Kërçelim ku shkruanin se drejtuesit e Dritës kishin paguar klubin e Llapit, për të toleruar në këtë takim [shih më poshtë bisedat telefonike] kanë bënë që tifozët të reagonin ashpër në tribunë, pasi ashtu sikur paralajmërohej ekipi i tyre po humbiste takimin.

Kur po zhvillohej minuta e 73 dhe Llapi po humbiste 1- 3 kundër Dritës, tifozëve iu sos durimi duke reaguar ashpër me sende të forta në fushë dhe thirrje “E shitët, e shitët, dilni jashtë, largohuni nga fusha”.

Gjyqtari i ndeshjes, Genc Nuza duke parë gjendjen ndërpreu ndeshjen për herë të dytë. Tani pritet të shihet se çfarë masash do të marrin drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit.

 

 

Të fundit