Flash News

KRYESORE

Hije trukimi në takimin Vllaznia – Laçi, kryebashkiaku Xhelal Mziu publikoi rezultatin e saktë të ndeshjes

Ditën e sotme u luajtën dy ndeshje të Kategorisë Superiore, ku Vllaznia fitoi 1:0 me Laçin në Loro Boriçi, ndërsa Teuta barazoi në shtëpi përballë Kamzës me rezultatin 3:3.

Megjithatë kanë lindur disa dyshime për takimin Vllaznia – Laçi, pasi rreth 10 minuta para se të fillonte ky takim, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu deklaroi për gazetën “Panorama Sport” se: Kam informacion se fiton Vllaznia. Premion që i kishin premtuar e ka marrë Laçi! Vini baste se fiton Vllaznia 1-0″, ishin fjalët e Mziut.

Në fakt parashikimi i Mziut rezultoi i saktë, pasi Vllaznia fitoi me një gol të sulmuesit Xhevahir Sukaj në pjesën e parë, pavarëssiht se trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka i mohoi këto zëra.

“Ju e dini më mirë se unë, sepse jeni një nga profesionistët e fushës së gazetarisë. E patë çfarë prodhoi fusha sot, sot fituam një ndeshje me shumë mund, djersë e sakrificë. Çfarë bëhet jashtë, nuk është punë për ne”, u shpreh Gjoka pas ndeshjes.

Fitorja e Vllaznisë penalizon disi Kamzën, e cila rrezikon seriozisht qëndrimin në Kategorinë Superiore dukë parë kalendarin e dy rivalëve: Vllaznia dhe Teuta.

Renditja e Kategorisë Superiore, pasi javës së 31:

Të fundit