Flash News

KRYESORE

Hila komenton postin e ri të Majlinda Bregut: Është shumë për një të papunë, është lëmoshë për një politikane

Hila komenton postin e ri të Majlinda Bregut: Është shumë

Moderatori i emisionit ‘Arena’, Dritan Hila, ka komentuar zgjedhjen e Majlinda Bregut si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Hila thotë se është një vend normal për një diplomat teksa shton se është shumë për një të papunë dhe është lëmoshë për një politikane.

“As Majlinda mos bëjë sikur ç’mori dhe as kundërshtarët e saj në PD mos të shqetësohen sikur çfarë i dha Rama. Është thjesht një vend pune që më parë e ka pasur një diplomat karriere i quajtur Gazmend Turdiu. Kaq.

Është vend normal për një diplomat; është shumë për një të papunë; është lëmoshë për një politikane. Nëse pas kësaj do dëgjojmë për përpjekjet e Majlindës që të na integrojë, është çështje propagandë. Nuk ka asgjë në dorë, thjesht do marri rrogën”, shkruan Hila në rrjetin social Facebook.

Të fundit