Flash News

KRYESORE

Hileja e Bledi Çuçit për kryeprokurorin, dogji prokurorin Besnik Muçi për 15 ditë punë

Hileja e Bledi Çuçit për kryeprokurorin, dogji prokurorin

Bledi Çuçi ishte deputeti i PS-së në komisionin e posaçëm që lexoi raportin që do i paraqitet Kuvendit për kandidatët për kryeprokurorin e ri të përkohshëm. Çuçi dhe deputetët e tjerë të mazhorancës dogjën katër kandidatë, Besnik Muçin, Arqile Koçën, Artur Selmanin dhe Granit Shahun, duke miratuar kandidaturat e Arta Markut, Ferdinand Elezit dhe Ermira Tafanit.

Por prokurori Muçi doli sot përpara medieve për të sqaruar se mazhoranca e dogji kandidaturën e tij vetëm për 15 ditë punë.

“Jam emëruar prokuror në vitin 2001 dhe sot kam 14 vite, 11 muaj dhe 15 ditë punë në këtë profesion. Ndërkohë, kam punuar për një vit e gjysmë si jurist në Ministrinë e Brendshme”, deklaroi Muçi.

Gjithsesi, ndonëse theksoi se përmbush kriterin prej 15 vitesh punë si prokuror dhe jurist, për të cilin mazhoranca e përjashtoi si kandidaturë, Muçi u shpreh se një kërkesë e tillë nuk është e parashikuar në Kushtetutë për kandidatët që duan të zgjidhen në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u bëri thirrje deputetëve që të rishikojnë vendimin.

Zyrtare/ Nuk ka surpriza, kryeprokurori i ri do jetë njëri prej këtyre tre kandidatëve; mazhoranca ‘djeg’ katër emra

Të fundit