Flash News

KRYESORE

“Hileqar, çoi buzë greminës PD” qindra qytetarë sulmojnë ashpër Topallin: Turp, turp, turp… Shkodra ishte bastion i PD…

Jozefina Topalli është një ndër kritiket e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Menjëherë pasi Basha ngriu funksionet Topalli ka reaguar përmes një statusi në rrjette sociale nga ku akuzon Bashën se çoi PD drejt greminës.

Por deklaratës së saj i janë pqrgjigjur qindra qytetarë të cilët sulmojnë ashpër Topalli dhe e bëjnë përgjegjëse për humbjen e PD.

Sipas komentuesve Topalli ka kontribuar  për humbjen e PD duke i lënë Shkodrën Edi Ramës e cila ka qenë gjithmonë bastion i PD.

Statusi i Topallit:

Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.

Partise Demokratike duhet me i dal zot.

Ne nje situate si kjo , kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon ,sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hileqar , talles , tinzar , banal dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD .

Ne keto kushte, nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD -se demokrateve.

Ngrirja qesharake , antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerja qe i beri demokrateve, qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite, eshte e paprecedent dhe e pafalshme.

Sa per dinjitetin qe kerkonte momenti , kjo nuk ka lidhje me Lul Bashe. 

Ai eshte" i paafte per t' u turperuar."

 

 

 

Të fundit