Flash News

KRYESORE

Hillary Clinton tregon për orët që ka harxhuar për paraqitjen e jashtme: U shokova

Hillary Clinton tregon për orët që ka harxhuar për

Gjatë fushatës presidenciale, Hillary Clinton i kushtoi një vëmendje të madhe paraqitjes së saj të jashtme. Ajo kishte një rutinë bukurie çdo ditë, pasi në rast se dilte pa grim, kjo gjë përbënte lajm për mediat.

Clinton pasi ka kaluar çdo gjë tashmë, ka llogaritur me vete sa orë ka shpenzuar për paraqitjen e saj të jashtme.

“Nuk e kisha kuptuar asnjëherë sa shumë përpiqej një grua për t’u dukur mirë në sytë e publikut. Një herë llogarita orët që kisha shpenzuar për të bërë gati flokët dhe grimin, gjatë fushatës, dhe u shokova kur pashë rezultatin. Unë kisha shpenzuar 600 orë, ose 25 ditë për këtë gjë. U shokova, kontrollova dy herë llogaritjet ”,-ka treguar Clinton.

Ajo pendohet tashmë për orët e humbura, ndërkohë që mund të kishte bërë diçka më produktive. Një studim i kryer së fundmi, ka treguar se një grua shpenzon 355 orë, ose 2 javë në vit për t’u kujdesur për paraqitjen e saj.

Të fundit