Flash News

KRYESORE

Himarë/ Prokuroria sekuestron hotelin në ndërtim me vlerë 500 mijë euro

Himarë/ Prokuroria sekuestron hotelin në ndërtim me vlerë

Trualli dhe një hotel në ndërtim e sipër në Himarë u sekuestruan nga policia dhe prokuroria në Vlorë.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e Bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spille Himarë, ku po ndërtohet ky hotel. Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500.000 euro.

Sekuestrimi u bë pasi dyshohet se shoqëria që ka marrë lejen e ndërtimit ka falsifikuar dokumentet. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, vendosi sekuestron preventive mbi objektin nisur nga dosja e paraqitur nga hetuesit.

Të fundit