Flash News

KRYESORE

Hipokrizia e Veliajt, u kërkon qytetarëve të mos zënë hapësirat publike, vetë ja dhuron ‘Fushës’

Një nga pikat e cila është kundërshtuar ashpër as i takon projektligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit, është se ku propozim i dhuron hapësirë publike firmës ‘Fusha sh.p.k’. Në këmbim të ndërtimit të një teatri të ri, kompania në fjalë, po sipas projektligjit në fjalë, i dhurohet një pjesë tokë, e cila është tokë publike dhe që administrohet nga bashkia, ku është parashikuar ndërtimi i disa objekteve.

Por në Facebook, Veliaj ka një qëndrim tjetër për hapësirën publike teksa i bën thirrje qytetarëve që mos ta zaptojnë atë.

“Po punojmë të gjithë bashkë për zbukurimin e Tiranës! 👷‍🏙 Ndaj, mos të zaptojmë hapësirat publike vend e pa vend.💁‍☝ Nëse gjithësecili jep një ndihmë të vogël, 🙏 jam i sigurt që do u lëmë fëmijëve tanë, një qytet më të rregullt, më të pastër e më miqësor”, shkruan Veliaj.

Nuk e dimë cili është qëndrimi i Veliaj për hapësirat publike, ai që thotë në Facebook apo ai që firmos nëpër letra?

 

 

Të fundit