Flash News

KRYESORE

“Hiqe dorën, mos më prek”, policia përplaset me protestuesit në sheshin ‘Skënderbej’, gruaja humb ndjenjat në rrugë

Është shoqëruar me përplasje të forta fizike, protesta e sotme e shoqërisë civile në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë mes policisë dhe pjesëmarrësve.

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa një grua është parë duke u tërhequr zvarrë nga efektivët.

Madje, ajo është parë e shtire në tokë, pasi nuk është ndjerë mirë.

Pavarësisht gjendjes së saj shëndetësore, policia ka tentuar ta shoqërojë me frugon në komisariat, por gruaja ka bërë rezistencë. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë qytetarë të shumtë.

Mësohet se gruaja u shoqërua më pas me ambulancë për trajtim mjekësor.

Kujtojmëse protesta u zhvillua kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga qeveria Rama, si masat e marra në saje të luftës anti-Covid 19.

Të fundit