Flash News

KRYESORE

Hiqen 172 tabela reklamash në dy akse rrugore

Hiqen 172 tabela reklamash në dy akse rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit vijuan aksionin për heqjen e tabelave të reklamave e të vendosura përgjatë akseve kombëtare-rrugore.

Aksioni është përqendruar në aksin Fier-Vlorë dhe Lezhë-Shkodër ku  në total, në këto akse janë hequr 172 tabela dhe 14 ndërtime të lehta.

Në aksin Lezhë-Shkodër janë hequr 88 tabela, ashtu sikurse është bërë edhe spostimi i gomave që ishin vendosur në anën e karrexhatës në dy subjekte tregtare.

Ndërkohë që gjatë ndërhyrjes në aksin rrugor Fier-Vlorë, në të dy drejtimet janë hequr 91 tabela informuese të bizneseve të ndryshme, ashtu sikurse është kryer edhe spostimi i strukturave për tregtimin e gomave të tre subjekteve.

Të fundit