Flash News

KRYESORE

Hiqen 18 patenta brenda natës në rrugën Tiranë-Durrës, policia: E papranueshme!

Hiqen 18 patenta brenda natës në rrugën Tiranë-Durrës,

18 patenta janë hequr nga policia brenda natës në rrugën interurbane Durrës-Tiranë.

Informacionn e ka bërë të ditur vetë Policia e Shtetit në faqen zyrtare, ndërsa e konsideron të papranueshme sjelljen e shoferëve me shpejtësi 143 - 179 Km/h, në kushtet kur ka shumë lagështirë në rrugë.

“Me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave te lejuara duke u kthyer në burim aksidenti.

143 - 179 Km/h . E pa pranueshme kjo shpejtesi dhe ne kushtet e lageshtires ne rruge.

18 Leje Drejtimi te pezulluara gjate oreve te mbremjes dhe oreve te para te mengjezit.

Pavaresisht masave represive te nderrmara nga Policia Rrugore e Tiranes, perseri gjate diteve te javes e kryesisht ne fundjave ka drejtues mjetesh qe abuzojne me shpejtesine e alkoolin.

Festoni, argetohuni por mos abuzoni duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të fundit