Flash News

KRYESORE

Hiqen shkronjat e Teatrit Kombëtar, aktori Zenelaj akuza Veliajt: Je hajdut, skuth dhe gënjeshtar

Aktori Gentian Zenelaj ka kritikuar kryebashkiakun Erion Veliaj, pas heqjes së gërmave ‘Teatri Kombëtar’ në pjesën ballore të ndërtesës. Në një status në ‘Facebook’, drejtuesi i emisionit ‘Stop’ e krahason Veliajn “me ata që vjedhin kapakë pusetash”.

"E kam ditur gjithmonë që hajdut...e kam ditur gjithmonë qe je skuth...e kam ditur gjithmonë që je gënjeshtar...por qënke edhe burrec....Me këtë gjest nuk me trishtove fare...thjesht jam i qetë..jam i qetë sepse isha i bindur që je ky që je... o burrec....nuk e bëjnë gërmat Teatrin Kombëtar ....Ps; u bëre njësoj me ata që vjedhin kapakë pusetash 👎 (me fal se vura emojin e gabuar ...) go🖕yourself”, shkruan ai në Facebook.

Sipas projektit të arkitektit danez, Bjarke Ingels ndërtesa 100 vjeçare do të shembet për tu zëvendësuar me një teatër të ri të rrethuar me 6 kulla. Projekti ka hasur në kundërshtimin e komunitetit të artistëve, që protesojnë prej një vitit kunder tij, aq sa kane kercenuar se nese ndertesa preket, do te ngujohen brenda saj.

Të fundit