Flash News

KRYESORE

“Hiqni dorë nga paketa anti-shpifje”, Meta pas reagimit të KiE: Reflektoni! Çdo kokëfortësi nuk do të frikësojë askënd

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Këshillit të Europës, i cili i bënte thirrje Kuvendit të hiqte dorë nga miratimi i paketës-antishpifje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta  thekson se kjo është një çështje ndaj së cilës duhet reflektuar sa më parë dhe se kokëfortësia, nuk i shërben çeljes së negociatave.

“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi! 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta.

Kujtojmë se, përmes një deklarate më herët Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennach, nxiti Kuvendin që të heqë dorë nga ky projekt-ligj. “Nxis Kuvendin që të heqë dorë nga ky projekt ligj. Një ligj i tillë mund të ketë ndikim në lirinë e medias. I referohem po ashtu Komisionit të Venecias për lirinë e medias. Edhe “Venecia” deklaron se ligji është i paqartë”, shprehet Schennach duke shtuar se ndryshimet ligjore rrezikojnë të bëjnë dëm.

Të fundit