Flash News

KRYESORE

Histori suksesi/ Arlind Cara prezanton iniciativën që afron studentët shqiptarë pranë 'Universitetit të Lirë të Brukselit'

Arlind Cara është një nga gazetarët e rinj që ja ka dalë të thyejë mentalitetin që është krijuar për të diplomuarit në këtë fushë dhe është rast suksesi, jo shumë larg Tiranës me (fluturim).

Arlindi, i lindur në Pukë, ka kryer studimet për 'Gazetari dhe Komunikim' në Universitetin e Tiranës, Bachelor dhe Master Shkencor. I angazhuar si në fushën e gazetarisë, ashtu edhe në aktivitete vullnetare me organizatën që themeloi për të rinjtë "RIAS".

Arlindi nuk u mjaftua me kaq, por kërkoi mundësi të reja për të zhvilluar dijet dhe arritjet profesionale. Ia doli të pranohej në Universitetin VUB në Bruksel, ku edhe është diplomuar për "Shkenca Komunikimi" me profil "Politikat e BE-së në lidhje me mediat".  Universiteti evidentoi aftësitë e Carës, pasi prej disa vitesh tashmë, kontribuon pranë këtij universiteti.

[caption id="attachment_347877" align="alignleft" width="3604"] Arlind Cara, në fjalimin e tij i angazhuar si student në VUB[/caption]

Është, bashkëthemelues i 'Platformës së Studentëve Ndërkombëtar' në këtë universitet, si grupi kryesor këshillimor për studentët e huaj në këtë universitet. Aktualisht, Arlindi është doktorant i shkencave të komunikimit pranë këtij universiteti. Koordinator projektesh në zyrën e marrdhënieve me jashtë në VUB.

Përveç kësaj, Arlindi po "lobon" shumë që studentët shqiptarë - të të gjitha trevave - të bëhen pjesë e këtij universiteti.

Arlindi ka treguar gjithë rrugëtimin e tij për Politiko. Por si nisi ideja që të afrojë më shumë studentët shqiptarë pranë VUB?

Kjo është një iniciativë që e ka zanafillën që prej vitit 2016, kohë në të cilën fillova praktikën e punës pranë zyrës së marrëdhënieve me jashtë ku po punoj aktualisht. Gjatë kësaj përvoje të rrallë që vijon,kam patur fatin të takoj profesorë, studentë, kërkues shkencorë, e kategori të tjerë individësh universitarë prej me shumë se 150 vende të botës. Në këtë periudhë kam kuptuar që Shqipëria dhe universitetet shqipfolëse në Ballkan ku jetojnë shqiptarët kanë numër mjaft të ulët bashkëpunimesh akademike me universitetet perëndimore. Kjo më ka trishtuar jo pak, po njëkohësisht edhe më ka motivuar për të ideuar diçka të vogël që të afrojë universitetet shqiptare dhe komunitetet studentore dhe pedagogjike me universitetin ku punoj.

Kjo nismë, VUB Albanian Contact Point, Pika e Kontakti të Shqipërisë konsiston në tre rrafshe.

Së pari  lehtësimi i informacionit për të drejtat e studimit dhe për bursat e studimit pranë VUB. Pavarësisht se tani studentët e të rinjtë shqiptarë lëvizin më shumë se disa vite më përpara sërish informacioni mbetet i mangët. Kjo iniciativë konsiston nëinstitucionalizimin e një urë informacioni brënda një universiteti perëndimor me prestigj nga të cilat mund të përfitojnë komunitetet universitare në Shqipëri dhe ato shqipfolëse ne Ballkan duke përfshirë këtu studentët, profesorët, kërkuesit shkencorë, departamente e grupe kërkimore, etj.

Së dyti harmonizim i programeve dhe iniciativave të përbashkëta të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me universitete shqiptare për dhjetëra studentë e pedagogë shqiptarë që të vijnëpër një përvojë akademike perëndimore. Por gjithashtu edhe anasjelltas, universitarë belgë që të vinë nga Brukseli në universitetet shqiptare.

Së treti, lehtësimi ekonomik për të gjitha kategoritë e aktorëve universitarë që përmendamësipër.

Cili është hapi i radhës që Arlindi po ndërmerr për të angazhuar më shumë studentët shqiptarë pranë VUB?

Ne aktualisht po punojmë me disa departamente universitare në Shqipëri dhe në Ballkan për harmonizim të marrëveshjeshe për shkëmbime studentësh, profesorësh, studentësh.

Në mesin e vitit te ardhshëm pritet të vijë një delegacion nga universiteti i Lirë i Brukselit dhe do të ketë disa finalizime të disa prej këtyre marrëveshjeve.

Në Tiranë apo Bruksel?

Unë të ardhmen time  e shoh midis Brukselit dhe Tiranës. Për fatin e mirë, angazhimi dhe puna që bëj aktualisht po më jep mundësinë që të udhëtoj shpesh drejt Shqipërisë.

[caption id="attachment_347880" align="alignleft" width="7360"] Arlind Cara Mbretin e Belgjikës. Hera e parë dhe e vetme që një mbret belg ka hyrë në një ambient universitar në Belgjikë[/caption]

Për Arlindin, universitete shqiptare kanë disa mangësi, por sugjeron dhe përmirësime:

Elementi kryesor që mendoi se i mungon universiteteve shqiptare është ideja që universitetet tëekzistojnë si njëkomunitet i hapur me pjesën tjetër të shoqërisë. Një vend ku profesori dhe studenti të ketë ndjenjën e përkatësisë ndaj universitetit, duke i shtyrë ata më shumë që t’i japin shoqërisë. Por kam besim që në të ardhmen diçka e tillë do të ndodhë. Mendimi kritik është një element thelbësor që duhet shtuar në ambientet universitare. Këtë elementë të mësipërm janë rrjedhojë e politikave të duhura arsimore që duhen të ndiqen. Politika të cilët në gjykimin tim mungojnë në vendin tonë. Me keqardhje e them se politikat arsimoree shohin shpeshherë arsimin dhe edukimin si një barrë dhe jo si një prioritet të shoqërisë sonë.

Po studentët që nuk kanë mundësi financiare të shkollohen jashtë?

Unë u sugjeroj çdo të riu e të reje të bëhet pjesë e iniciativave të ndryshme sociale. Pavarësisht vështirësive e  pamundësive, në Shqipëri ka plot organizata, fondacione, organizma, shoqata rinore tëcilat janë të hapura për anëtarë, vullnetarë, kontribues. Gjithashtu iu them që të mos kenë frikënga gabimet. Të mos dekurajohen. Të jenë optimistë. Siç thotëÇurcilli, të jesh i suksesshëm do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin. Edhe të mos i dëgjojnë shumë ata që Shqipëria nuk do bëhet, Shqipëria është një vend i bukur, me diell, me shumë energji dhe me mundësi. Unë shoh më shumë arsye që Shqipëria të bëhet se sa të mos bëhet. Në gjykimin tim në Shqipëri aq sa ka vështirësi, ka edhe mundësi.

Të fundit