Flash News

KRYESORE

‘Historia e dashurisë që përfundoi në ndarje’, a është ky një mesazh nga Flori për Elvanën

‘Historia e dashurisë që përfundoi në ndarje’, a
Mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë por që ka diçka që nuk shkon në marrëdhënien e Florit me Elvana Gjatën, kjo nuk ka diskutim. Ata të dy nuk kanë reaguar për njëri-tjetrin asnjëherë pas largimit të Elvanës nga ‘Threedots’. Nga marrëdhënia e ngushtë dhe partneriteti disa-vjeçar në muzikë e biznese, Elvana dhe Flori nuk flasin më me njëri-tjetrin. Dyshja nuk i kanë bërë as urime dhe as përgëzime njëri-tjetrit për arritjet. Dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa rënë dhe në syrin e mediave. Në një postim në Instagram, Flori Mumajesi ka shkëputur një pjesë nga vargjet e blogeres Des`antila, që flasin për një dashuri që ka përfunduar në ndarje. A  ka dashur Flori të shprehë dhimbjen për Elvanen në këto vargje? Lexojini dhe gjykojeni vetë: Nga e mira Des’antila🌹 “Më vjen keq!” Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd kur më the të dua? Po, edhe unë…

Nga e mira Des’antila🌹 “Më vjen keq!” Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd kur më the të dua? Po, edhe unë…

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Të fundit