Flash News

KRYESORE

Historia e dashurisë së ish-lojtarit të Kombëtares: Herën e parë që shkova me pushime gjeta bashkëshorten

Historia e dashurisë së ish-lojtarit të Kombëtares:

Tifozët e futbollit e njohin Redi Jupin si një ndër analistët sportiv më të mirë në vend dhe disa të tjerë e kujtojnë si ish-lojtarin e Dinamos dhe përfaqësueses kuqezi.

Këtë here, Jupi është shfaqur ndryshe pasi ka vendosur të rrëfejë historinë e dashurisë se tij me Vivian Petrelën, vajzën e neurokirurgut Mentor Petrela me të cilën ka tre fëmijë.

Tashmë ata kanë krijuar një familje shumë të lumtur me 3 fëmijët e tyre. Ditën e sotme Redi Jupi dhe ishin të ftuar në emisionin ‘Rudina’ dhe treguan për herë të parë se si ka nisur lidhja e tyre e dashurisë.

“Edhe pse me profile të ndryshme ne u takuam bashkë gjatë pushimeve në Dhërmi. Aty jemi njohur kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe shkëndijat e para. Pastaj rrodhën vetë gjërat”, ka thënë Vivian në emisionin “Rudina” në TV Klan.

Më pas ajo ka treguar se nuk e kishte njohur më parë Redin dhe nuk ja kishte idenë me çfarë merrej ai. Megjithatë ajo e kishte takuar 6 muaj përpara se të njiheshin, sepse ja kishin prezantuar mikeshat e saj.

“Në fakt ka qenë shumë interesante, sepse për arsye të impenjimeve të futbollit ishte hera e parë në jetë që bëja pushime në gusht. Hera e parë që bëra pushime dhe gjeta bashkëshorte. Ishin pushime të bekuara. Ishte një periudhë shumë e mirë, sepse unë po shkëputesha nga sporti dhe kisha hezitimin se çfarë do të bëja. Isha në një moment meditimi të thellë dhe kjo gjë më ndihmoi të bëj zgjedhjen e duhur. Në fillim më pëlqeu shumë thjeshtësia e Vivian dhe fakti që nuk më njihte për profesionin që kisha”, ka zbuluar Redi Jupi.

Të fundit