Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Historia e dy të rinjve shqiptarë, nga call center në burgun suedez; Aty na pyesnin: Pse të gjithë ikni nga Shqipëria, një vend kaq i bukur?
Qindra të rinj zbrazin çdo vit Shqipërinë. Largohen drejt Evropës, apo kudo qoftë, në kërkim të një jetë më të mirë se në vendin e tyre. Por ajo që gjejnë, jo gjithmonë është më e mira. Në disa raste shohin tmerrin me sy, nuk ia dalin dot, përplasen në shumë mure, e pak të tjerë me shumë fat mund të buzëqeshin të lirë. Dritare.net do ju sjellë një histori ndryshe, të dy të rinjve që kërkuan parajsën, por gjetën purgatorin.
Eriola dhe i fejuari i saj sapo kishin përfunduar studimet për matematikë, në Fakultetin e Shkencave. Puna në call center ua kishte marrë shpirtin dhe jetesa në Tiranë ishte pothuajse e papërballueshme. Kështu që menduan si zgjidhje largimin drejt Anglisë, ku kishin të afërmit e tyre.
“Ishim me qera. Na duhej një shtëpi për familjen tonë. Të ardhurat ishin të pakta. Një i afërmi jonë në Angli na premtoi se do të na ndihmonte me punë dhe shtëpi, nëse ne siguronim dokumentet. Kështu qe filluam të interesoheshim, se si të gjenim një mënyrë, me më pak shpenzime. Na thanë që një mënyrë e mundshme ishte sigurimi i identitetit të një vendi tjetër, që e kishin bërë shumë shqiptarë. Kështu që vendosëm të provonim shansin. Një shoku në call center na gjeti një person që bënte dokumente fallco. Paguam 500 euro për person dhe pritëm që të merrnim identitetin e ri dhe nënshtetësinë italiane”.
Eriola tregon se u larguan drejt Italisë, si shqiptarë dhe aty pritën pasaportat e reja. Personi që i ndihmoi me dokumentet, iu kishte thënë se rruga më e mirë për të shkuar në Angli, ishte që si fillim të shkonin në një vend tjetër të BE. Sipas tij, Suedia ishte një vend i mirë transiti.
“Udhëtuam dy orë me avion në Gothenburg, një qytet në Suedi. Qëndruam në një hotel dhe më pas kërkuam një agjenci për të blerë bileta. Gjetëm një agjenci që pranonte para në dorë, pasi të gjitha agjencitë pranonin vetëm kartë krediti. Pas disa pyetjeve të thjeshta, se pse dy italianëve si ne, iu pëlqente Anglia, siguruam biletat tona dhe mezi po prisnim të niseshim”.
Epo kjo nuk ishte aspak e lehtë. Suedia nuk u tregua aspak e mëshirshme, teksa shkërmoqi mijëra iluzione, mendime, çaste lumturie. Eriola dhe i fejuari i saj Altini, u zbuluan në aeroport. Pas disa pyetjeve rutinë, për emrat, qëllimin e vizitës, qyteti që do të vizitohej, sportelisti i aeroportit iu bëri një kontroll të imtësishëm edhe pasaportave italiane. Dhe ja ku drita jeshile, u bë më e bardhë dhe nxori të vërtetën në dritë.
“Ai zbuloi në sistem se identiteti im ishte i vjedhur. Mesa duket, ishte denoncuar në polici nga personi përkatës. Në ato momente kur ai u largua drejt një zyre, po dridhesha nga frika. Pastaj na zbuluan pasaportat shqiptare, pavarësisht se i kishim futur brenda materialit të çantës. Na çuan në një godinë më vete, ku kishte policë. Na futën në dhoma të ndryshme. Prej aty, na dërguan në rajonin e policisë”.
Të prekësh për herë të parë qelinë
Për 25 vjeçaren nga Shqipëria, ky ishte momenti më i vështirë i jetës. Njeriu që s’kishte guxuar kurrë të thoshte edhe një fjalë të keqe, tashmë po shkonte drejt hekurave për mashtrim.
“Kur më thanë se do të shkonim në rajon u preva fare. Vetëm qaja, ndjehesha si një kriminele. Më kalonin nëpër mend të gjithë filmat që kisha parë. Mendoja se çfarë do të më ndodhte në paraburgim, ku kishte shumë njerëz, ku të dhunonin, të vrisnin”.
Pas mbërritjes në rajonin e Policisë, fotografimit dhe procedurave të tjera, ata iu nënshtruan një testi psikologjik, për të kuptuar gjendjen e tyre. “Përveç pyetjeve nëse kishte qenë në burg më parë, kishte edhe pyetje të tipit: “A mendon të bësh vetëvrasje”, apo “A thua pse më ndodhi mua kjo”. Dhe kjo nuk ishte një pyetje rutinë. Ishte një pyetje me rëndësi për të kuptuar kufijtë e çdo personi.
“Siguria ishte absolute, dyer të rënda e të blinduara. Asnjë derë nuk hapej pa kod. Më futën në një qeli vetëm. Dritaret ishin me dy palë hekura dhe me një xham shumë të trashë, të pathyeshëm. Mobiliet ishin me një material të butë. Ishte shumë ngrohtë brenda, pavarësisht se jashtë ishte dhjetor dhe shumë ftohtë. Për të ngrënë të sillnin çdo vakt, por unë s’mundesha. Vetëm qaja me të madhe. Qava aq shumë sa u detyrova t’i bija sërish ziles e të kërkoja ilaçe. Deri sa më kaploi gjumi, vërtitesha në dhomë e lexoja shkrimet nëpër mure. Kishte pasur edhe shqiptarë para meje, e shumë fjalë të tjera të huaja, ishin dëshmi të atyre që kishin pasur të njëjtin fat si unë”.
Për një njeri që hyn në burg, është njëlloj si një fund. Është në njëfarë mënyre si një vdekje, sepse realisht të ikën liria. Eriola tregon se nuk e kishte konceptin e kohës për asnjë gjë, nuk e dinte se ku ishte i fejuari i saj dhe askush nuk i kthente përgjigje, ndërsa mendimi i vetëm në kokë ishte për mamin. Si do të ndjehej ajo tani, që bija e saj ndodhej në burg?
“Aty mendon shpesh për familjen, për dhimbjen që mund t’iu shkaktosh. Nuk mendon aq shumë për veten. Aq më tepër që nuk e dija çfarë do të ndodhte me mua. Kur më pyetën nëse doja të ecja, gati sa nuk po fluturoja. Ndjesia e lirisë më bëri me krahë. Vetëm me instruksionet e tyre, përfundova në një dhomë ajrosjeje dhe u riktheva sërish në kafazin tim”.
Eriola tregon se përveç sigurisë së lartë, përdorimit të teknologjisë, kushteve të mira, kishte edhe përkujdesje njerëzore. Madje për ta të burgosurit ishin si rast studimi. Çdo herë që sillnin ushqimin, vinin disa persona, ku të gjithë mbanin shënime, secili për fushën e vet: sjelljen, reagimin, ngrënien e ushqimit. Pas dy ditësh, Eriola tregon se u morën në pyetje nga një avokat, për veprën tyre, nëse e dinin që ishte ilegale apo jo, nëse e pranonin gabimin, nëse ishin penduar etj.
“Më pyeti pse të gjithë shqiptarët largohen nga vendi i tyre. Unë iu përgjigja se për shkak të kushteve ekonomike. E pastaj vazhdoi:“Kam miq që vijnë për pushime në Shqipëri dhe thonë se është vendi i bukur. Kam dëgjuar se shqiptarët janë njerëz të mirë, por kanë qeveritarë të këqij dhe të korruptuar”. U mundova t’ia sqaroj se çfarë ndodhte realisht në vendin tonë”.
Ndalesa e fundit në Zyrën e Emigracionit
Përballë një vepre të tillë, askush nuk mund ta mbyllte syrin, aq më tepër një suedez, që më i shtrenjtë kishte ligjin sesa jetën. Eriola tregon se suedezët ishin njerëz shumë të komunikueshëm, të sjellshëm, të mbështesnin, por kur vinte puna te qëndrimi, thoshin se nuk dilnin dot mbi ligjet.
Kështu që dy të rinjtë u dërguan në Zyrën e Emigracionit, u dënuan me 200 euro, për të paguar secili dhe iu ndalua për 2 vjet lëvizja e lirë në BE.
“Te zyra e emigracionit ishin gjithë emigrantët e paligjshëm. Kishte nga vende të ndryshme të botës, shqiptarë, indianë. Na sistemuan në një godinë të madhe njëkatëshe, me ambiente të përbashkëta për ngrënie, palestër, sallë interneti. Po ashtu kishim edhe një dhomë personale, por që s’mund ta mbyllnim kurrë me çelës. Ishte e ndaluar. Madje punonjësit e stafit, çdo një orë kontrollonin dhomat, për të parë se çfarë ndodhte. Vetëm dy orë mund të dilje në oborrin e rrethuar me mur për ajrim, e pastaj gjatë gjithë kohës brenda”.
Pavarësisht se të rinjtë tentuan sërish të provonin fatin e tyre, duke aplikuar për azil ekonomik, nuk ia dolën.
“Nuk pranuan, duke na thënë se Shqipëria është një vend i sigurt, se ishte rritur numri i policisë. Madje sipas tyre kishte të dhëna që vendi ynë ishte në rritje ekonomike dhe se ne mund t’ia dalim mirë këtu. Kështu që na kthyen sërish në atdhe”.
Me siguri do të mendoni, që një njeri që ka dështuar, nuk do të tentojë sërish, apo se ia ka kuptuar vlerat e vendit që ka. Pavarësisht kësaj, dëshira për ikje, nuk zbehet kollaj. Për Eriolën, asgjë nuk është si më parë. Nuk është në çift, nuk ka të njëjtën punë. Por, ka të njëjtën dëshirë, largimin.
“Nuk do ta bëja sërish të njëjtën zgjedhje, sepse nuk dua të përfundoj në burg. Dua të gjej një mënyrë e të largohem në bazë të rregullave. Por ama dua të iki nga ky vend. Një orë e më parë”./Dritare.net
PS: Eriola nuk është emri i vërtetë i vajzës. Dritare.net respektoi dëshirën e saj për të ruajtur anonimitetin.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46