Flash News

KRYESORE

Historia e Esionës dhe Armandit, dy gazetarët që u njohën dhe u martuan brenda një viti

Dje në emisionin "Rudina" në Tv Klan ishin të ftuar dy gazetarë të njohur, të cilët përveçse kolegë, janë edhe bashkëshortë. Ata treguan që historia e tyre e dashurisë ka nisur në universitet dhe përfundoi në martesë.

Esiona tregoi se brenda një viti kanë ndodhur të gjitha: njohja, dashuria, fejesa dhe martesa. Ajo rrëfeu se dashuria e tyre nisi kur dyshja ishte në master:

Kemi qenë në Master kur jemi njohur. Kontakti i parë ka qenë në Fakultet gjatë prezantimit të një detyre kursi. Më pas jemi takuar përpara një provimi ku kemi bërë një bisedë fillestare për pasiguritë tona për provimin, më pas e lamë të takoheshim për një kafe që vonoi, pasi Mandi ishte shumë i ngarkuar me punë. Brenda një viti u njohëm, u dashuruam, u fejuam dhe u martuam. Në fillim kishim komplekse për t’i treguar miqve tanë sepse na dukej sikur po nxitonim, por ishte nga ato gjëra që nuk kishte nevojë për recetë. U ndjemë komodë me njëri-tjetrin dhe nuk kishte arsye përse të prisnim një kohë më të gjatë dhe të qëndronim larg njëri-tjetrit.

 

E ndërsa Armandin tek Esiona ka pëlqyer tipin e saj "kritik":

Në takimin tonë të parë vizual ku unë prezantova një projekt bashkë me miqtë e mi dhe Esiona ishte e vetmja që bëri oponencë. Më bëri përshtypje të jem i sinqertë. Edhe më vonë gjatë orës së mësimit ishte po Esiona që bëri oponencë dhe unë pyeta mikeshat e mia për të. Ne kemi bërë pjesën ligjore të martesës dhe pamë si më me rëndësi të blinim një shtëpi dhe në një moment tjetër të bëjmë dasmë. Nuk e kemi përjashtuar si mundësi. Në planet tona afatshkurtra është edhe shtimi i familjes.

Të fundit