Flash News

KRYESORE

Historia e forcës së një nënë përballë sëmundjes së të birit

Historia e forcës së një nënë përballë

Brixhida Muca e ftuar pasditen e djeshme tek emisioni "Rudina" ka treguar shembullin më të mirë të një nënë të fortë dhe që ecën përpara paçka asaj që jeta i vendosi të përballojë. Ajo rrëfeu problemet me të birin, i cili në fillim dukej sikur kishte probleme me dëgjimin por pas kontrolleve të specializuara, u pa se ishte i prekur nga autizmi.

"E çuam djalin në Egjipt, pasi aty kisha studiuar, për të qenë më të sigurte. E konfirmuam diagnozën. Ia tregova të gjithëve, nuk e izolova problemin, nuk u bëra peng i opinionit. Iu përkushtova plotësisht", tregoi Brixhida.

Por e gjitha nuk është vetëm kaq. Pasi në jetën e tyre erdhi një fëmijë tjetër, vajza që gëzoi familjen, Brixhida u përball me një tjetër problem të të birit. Ai u diagnostikua me tumor në tru:

“Nuk do të gënjej të them se nuk qava, por e mblodha veten. E kam pranuar që një ditë s`do ta kem në shtëpi, por kam vendosur ta jetoj jetën sikur do të jetë përherë aty." 

Të fundit