Flash News

KRYESORE

Historia e hidhur e Ashley-t: Abortova që të mos ndaja fëmijën më përdhunuesin

Ashley Judd ka qenë e ftuar në emisionin "Women in the World Summit" dhe për herë të parë ajo ka treguar për ngjarjen më të hidhur të jetës së saj.

Aktorja 50-vjeçare ka rrëfyer se në të kaluarën është përdhunuar tre herë, ku në njërën prej tyre ajo kishte mbetur shtatzënë por zgjodhi që ta hiqte  fëmijën.

"Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues, i cili mund të kërkonte të drejtat mbi fëmijën. Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Demokracia fillon në lëkurën tonë. Nuk duhet të ketë rregulla kur bëhet fjalë për trupin tonë,”- tha Ashley Judd.

Ashley, është një ndër aktoret që kanë akuzuar regjisorin Harvey Weinstein për abuzime seksuale.

Të fundit