Flash News

KRYESORE

"Historia e kanabisit në Shqipëri mbaroi". Statistikat e qeverisë gjermane nxjerrin blof Lleshajn

Dokumenti i publikuar nga qeveria gjermane, evidenton se Shqipëria mbetet bazë e trafikut të lëndëve të ndryshme narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas tyre, ka një rritje të ndjeshme të trafikut të drogës me origjinë Shqipërinë.

"Kultivimi i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj. Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm", shprehen të shqetësuar deputetët e CDU/CSU.

Konklizioni i tyre nxjerr blof ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, që më 29 gusht u shpreh se historia e kanabisit në Shqipëri tani më ka përfunduar.

"Operacioni i madh policor kundër kanabisit sot në Krujë është një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat europiane. Jo kanabisi!

Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit!", shkruante Lleshaj në Twitter. Nuk dihet se si do të justifikohet ai, pas qëndrimit gjerman, i cili duket më shumë sesa kritik.

Të fundit