Flash News

KRYESORE

Historia e Pogradecit përsëritet edhe në Vlorë; u konfliktua me administratorin, i riu qëllon me armë zjarri në parkingun e hotelit

Historia e Pogradecit përsëritet edhe në Vlorë; u konfliktua

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, i dyshuar si autor i të shtënave me armë zjarri pranë parkimit të një Hoteli të vendosur në shëtitoren "Lungomare".

Mësohet se, i riu, i identifikuar si Daniel Zotaj, ishte konfliktuar me administratorin e hotelit në fjalë për motive të dobëta, çka ka bërë që më pas të rrëmbej armën dhe të qëllojë një herë në ajër tek parkimi i këtij objekti.

19-vjeçari është i njohur si person problematik, i përshirë edhe në disa konflikte të tjera.

Policia ka arrestuar Zotajn në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë për goditje me armë dhe kanosje të administratorit të hotelit, Taulant Doka.

Kujtojmë se, dy ditë më parë në një hotel në Pogradec, pushuesit u zgjuan nën zhurmën e krisjeve të armëve kur një i ri kishte shtënë nga parkingu në drejtim të një hoteli në Tushemisht.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta.

Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorosë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".

Të fundit