Flash News

KRYESORE

Historia e rrallë e Gentës/ I dhuroi mëlçinë burrit të shoqes, arsyeja bën publikun të përlotet

Historia e rrallë e Gentës/ I dhuroi mëlçinë burrit

Një histori e rrallë ka mahnitur publikun në sallë dhe atë nga shtëpia. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në spektaklin “E diela shqiptare” , sot u bë publike historia e Gentës, vajzës që për hir të të atit i dhuroi një pjesë të mëlçisë bashkëshortit të mikeshës së saj, ku atij mjekët i kishin dhënë vetëm 6 muaj jetë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të një viti më parë, kur familja Haxhiaj mori lajmin e rëndë se kryefamiljari, Lulzimi u diagnostikua me një sëmundje të rëndë dhe i duhej me patjetër një transplant mëlçie. Por, në ndihmë i vjen mikesha e bashkëshortes së tij, Gentjana Sylaj, edhe pse ishte vetëm 34 vjeç.

I ftuar bashkë me gruan dhe të bijën, ata e kanë falënderuar Gentën publikisht për gjestin human, duke i shpëtuar jetën Lulzimit, sot 60 vjeç.

Në momentin që genta erdhi në studio, ajo u përlot kur pa familjen Haxhiaj që fshihej pas kësaj surprize. Ajo ka treguar edhe shkakun që e shtyu të merrte një vendim kaq të madh, duke shkaktuar emocione dhe lot në studio.

"Vera më është gjendur në momente të vështirë të tim ati që nuk jeton më. Kur e pashe Verën të humbur, pyeta dhe me thanë që bashkëshorti i vuan nga një sëmundje e keqe. Mora vesh qe e ka grupin e gjakut si unë. E bëra për tim atë. Kam ndenjur 36 orë pranë tim ati sepse kisha idenë që do mbijetonte. Më ngeli peng që ndenja pranë tij dhe nuk luftova për të bërë diçka. Humbja e tij më ka lënë gjurmë. Jam shumë e lumtur sepse kam shpëtuar një jetë", tha Genta, veprim që u përshëndet gjatë nga publiku në sallë.

Të fundit