Flash News

KRYESORE

Historia e Safet Hoxhës, vlonjatit 17 vjeçar që ka fituar 41 trofe në Matamatikë

Historia e Safet Hoxhës, vlonjatit 17 vjeçar që ka fituar 41

Është gjimnazisti nga Vlora që po shkëlqen si matematicien, duke dalë fitues në konkurse kombëtare e ndërkombëtare për 12 vjet rresht.

Historia nis qysh në moshë fare të vogël, kur ishte në kopsht e kur Safeti e kalonte shumicën e ditës së tij duke punuar me ushtrime matematike.

Ndoshta edhe për faktin se i ati ishte mësues matematike.

Në klasën e dytë, Safeti konkurroi në Olimpiadën Kombëtare të organizuar nga shkolla “Udha e Shkronjave” ku dhe fitoi vendin e parë në matematikë.

Vazhdoi për tetë vite në krye të klasifikimit si fitues i Olimpiadës Kombëtare të Matematikës.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës, Safet Hoxha ia kishte dalë të fitonte çdo lloj konkursi a olimpiade që zhvillohej atje për matematikën.

Listës së gjatë të trofeve të olimpiadave do t’i shtohej ajo e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Matematikës, zhvilluar nga qendra kulturore e fëmijëve e DAR Durrës, ku dhe fitoi vendin e parë.

Më pas bën hapa të avancuar duke marrë pjesë në Projektin Inteligjenca 4 dhe ia del të fitojë çmimin e parë në rang kombëtar. Testi i zhvilluar nga ‘Cambrige IGSE’ e vlerësuai me – Scored A*. Një tjetër trofe i fituar në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës në Serbi, është medalja e bronzit.

Pjesëmarrja në konkursin shkencor të kolegjit turk, ku merrnin pjese mbi 300 nxënës, i garantoi Safet Hoxhës, bursë të plotë në këtë gjimnaz pasi ai renditet i pari në konkursin shkencor.

Në vitin e parë të gjimnazit ai ka fituar olimpiadën e gjimnazistëve të Tiranës në matematikë dhe fizikë.

Sfidat e gjimnazistit të shkëlqyer nga Vlora vazhdojnë sërish përtej kufirit, ku renditet i gjashti në shkallë ndërkombëtare në konkursin, Mathematical Championship zhvilluar në Romë, duke u nderuar me medalje bronzi.

Garat vazhduan edhe në klasën e 11-të në matematikë ku fitoi çmimin e parë e pas disa fazave përzgjedhëse u zgjodh edhe në ekipin që do të përfaqësonte Shqipërinë në Ballkaniadën e matematikës në Ohër në Maqedoni e në Olimpiadën Botërore në Rio de Janiero ku u nderua me medalje nderi.

Në vitin e dytë të gjimnazit ai u bë pjesë e ‘Participation in Tournament of Towns’ dhe doli fitues i këtij turneu.

Është renditur fitues me pikë të plota edhe në testimin ‘Kangaroo’.

Gjimnazisti i talentuar po përgatitet tani për të marrë pjesë në Ballkaniadën e Matematikës dhe në Olimipiadën Botërore, me ambicie për të fituar vendin e parë. /Mapo

Të fundit