Flash News

KRYESORE

Historia e trishtë e aktorit të famshëm që ka pëfunduar si lypës, si e ndihmoi Dafina Zeqiri

Prej disa kohësh tashmë këngëtarja Dafina Zeqiri ndodhet në Amerikë ku edhe po punon për projekte të reja muzikore. Në një postim në Instastory, Dafina ka treguar historinë e trishto të aktorit të famshëm që ka përfunduar në lypës.

Dafina është hasur me të në metro dhe ajo i ka dhënë atij abonenë e saj mujore aktorit pasi e ka parë në atë gjendje. Megjithëse në moment nuk e ka njohur, më vonë ka kuptuar se kush është ai. Dafina tregon nëpërmjet videos edhe momentin kur ai shihet duke qarë.

“Ai na bëri të qajmë dhe unë i dhurova kartën time të metrosë me të cilën mund të udhëtojë për një muaj falas. Dashuroni dhe dhuroni kur të mundeni. Zoti do t’jua shpërblejë”, shkruan Dafina.

Këngëtarja shqiptare e ka ndihmuar këtë person të varfër pa e ditur se kush ishte ai në të vërtetë. Por më pas ajo ka zbuluar që ai ishte një personazh shumë i njohur.

“E gjeta”, shkruan Dafina në një postim të dytë.

Të fundit