Flash News

KRYESORE

Historia personale e Bashës në QSUT: 6 nga 7 infermierët që u kujdesën për tim atë, janë larguar nga Shqipëria

Historia personale e Bashës në QSUT: 6 nga 7 infermierët që

Në takimin me studentët dhe të rinjtë në Shkodër, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka treguar historinë e tij personale me të atin në një nga departamentet e QSUT-së.

"Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse. Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavion, pavionin e Reanimacionit ku punonin 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profesionale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme,"  u shpreh Basha para të rinjve.

Ndërkohë, i mëshon plagës më të madhe të shoqërisë për momentin, atë të largimit të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria. Nga 7 infermieret me të cilat eksperienca personale e bëri Bashën të përballej me to, 6 prej tyre kanë ikur.

"Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere," tha kreu i PD.

Të fundit