Flash News

KRYESORE

Historia prekëse e çiftit të mjekëve në Infektiv, kanë 40 ditë pa i parë fëmijët

Historia prekëse e çiftit të mjekëve në Infektiv,

Dr. Nevila dhe Dr. Arbër Gjermeni janë prej 40 ditësh në vijën e parë të luftës në Spitalin e Infektivit. Njësoj si pjesa tjetër e stafit mjekësor që po luftojnë këto ditë e po punojnë me të gjitha forcat, edhe çifti Gjermeni ka një histori prekëse.

Prej 40 ditësh nuk i kanë parë fëmijët e tyre të cilët janë shumë të vegjël. Djali i tyre 10-vjeç dhe vajza e tyre 14 muajshe.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë publik rastin e tyre në profilin e saj në Facebook teksa krahas fotos shkruan:

Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.

Ata kanë plot 40 ditë që janë larg fëmijëve të tyre, djalit 10-vjeçar dhe vogëlushes vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm🙏🏼

#Krenare për mjekët!

#JEMIMEJU

Të fundit