Flash News

KRYESORE

Historia prekëse! Qeni besnik i Skënder Kurtit pret me sytë nga shkallët ish-trajnerin që humbi jetën nga Covid-19  

Kjo e foto e qenit të ish trajnerit Skënder Kurti ka prekur zemrat e të gjithëve.

Ndonëse ish-trajneri Skënder Kurti humbi jetën pak javë më parë pasi u prek nga Covid-19, qeni i tij vazhdon ta presë me sytë nga shkalla.

Fotoja ku qeni rri dhe pret të zotin pranë pallatit është bërë virale, pasi e publikoi ish-sportisit Murat Basha, njësos si legjenda Haçiko, për të cilin është realizuar edhe një film.

“Kuqi,Haçiko ynë.

Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret......me sytë ngulur nga shkalla e apartamentit Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi”, shkruan ish sportisti.

Të fundit